Klan Debat në Klan M/ Ademi: VMRO, VLEN dhe LSDM nuk e pranojnë faktin që Fronti Europian është forca e dytë politike në shtet! Bëjnë lojëra politike sepse e panë që nuk iu dalin llogaritë…

Arbër Ademi nga Fronti Europian i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se rasti për rinumërim të votavë në dy vendvotime pas ankesave nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe LSDM, janë minim i vullnetit të popullit.

“Në me kohë kemi njoftuar gjithë faktorin ndërkombtar në vend se për çfarë marrëveshje joligjore po bvëhët fjalë, për çfarë inxhinjeriungu. Të gjitha njoftimt tona të para disa ditëve sot i vërtëtojnë VMRO-LSDM dhe VLEN. Në zonën 5 për pak vota më rinumërim mundet që një mandat t’I kaloi LSDM-së ose VMRO-DPMNE-së. Më këto veprime po minohet demokracia. Opozita shqiptarë po mundohet të glorifikoi humbjen e tyre, po shihet qartë që nuk po munden të pranojnë lehtë që Fronti Europian është forca e dytë politike në vend”, tha Ademi.

Ai shtoi se duhet të mbrohet vullneti i popullit dhe KSHZ të mos bie pre e presioneve politike.

“Rezultati i 8 majit u pranua që zgjedhjet ishin fer dhe demokratike. Mirëpo si në këtë rast kur kemi marrëveshje politike neve duhet të mbrojmë demorkracinë dhe vullnetin e popullit, ndaj kemi apeluar dhe në KSHZ që të mos bien pre e trysnive dhe të mos e vjedhin vullnetin e popullit”, tha Ademi./ KlanMaqedoni