Pajtim Kasami është rikthyer në futbollin italian.
Futbollisti shqiptar në fakt i është bashkuar ekipit të njohur italian, Sampdoria.
Ish-përfaqësuesi zviceran ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga Genova, respektivisht deri më 30 qershor të vitit 2024.
Sampdoria në këtë sezon do të garojë në Serie B, ndërsa futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut do të mundohet ta ndihmojë këtë skuadër të ngjitet në elitën e futbollit italian.
Trajneri i Kasamit do të jetë legjenda italiane, Andrea Pirlo.
Në të kaluarën, Kasami ka luajtur në Zvicër, në Angli, në Itali dhe në Greqi. /Gazeta Express/