Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot se është shkatërruar një grup i organizuar kriminal ndërkombëtar dhe është parandaluar kontrabanda e 105 kilogramëve kokainë në Greqi, me organizator një shtetas të Maqedonisë.
Droga u kap në Selanik të Greqisë në një aksion të koordinuar të të dyja shteteve, ndërsa janë arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Njoftimi i plotë i MPB-së
Më datë 08 dhe 09.05.2023 nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Krimninalistike në bashkëpunim me Shërbimin për Luftë kundër Drogës në Selanik, Republika e Greqisë është realizuar rasti me tregti të palejuar me drogë narkotike kokainë, gjatë së cilës në Selanik janë sekuestruar 105 kilogramë kokainë dhe janë privuar nga liria dhjetë persona, shtatë nga Greqia dhe tre persona shtetas të Republikës së Shqipërisë, kurse në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë privuar nga liria katër persona, shtetas të RMV-së.