Sot pritet të përfundojë debati në Komisionin për Çështje Evropiane lidhur me propozim ndryshimet ligjore për lehtësim të ndërtimit të Korridorit 8-të, të nisur ditë më parë dhe me ç’rast edhe do të votohen këto ndryshime nga ana e deputetëve të shumicës.
Debati në këtë komision është i kufizuar sepse të gjitha propozim-ligjet e dorëzuara nga ana e Qeverisë janë me flamur Evropian.
Edhe pse debati është i kufizuar, deputetët e opozitares VMRO-DPMNE kanë tentuar që sa më shumë të vonojnë e bllokojnë aq sa është e mundur këto propozim ndryshime me fjalime të gjata procedurale në Komisionin për Çështje Evropiane.