Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne si Komunë e Haraçinës sepse me ndihmën e partnerëve tanë si Islamic Relief dhe Kalliri i mirësisë po realizojmë një projekt shumë të rëndësishëm për banorët tanë.
Projekti ,,Qasje e integruar drejt zhvillimit të qëndrueshëm për komunën e Haraçinës 2023-2025″ përfshinë investime konkrete në ekologji,shëndetësi dhe mirëqenie.
Jemi në fazën e parë të realizimit, me ç’rast sot kemi pranuar një Kamion për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, një eskavator multifunksional, kurse edhe dy kamion të tjerë që janë pjesë e këtij investimi do të arrijnë pas disa ditëve pasi të përfundojnë gjitha procedurat administrative.
Kryetari Ridvan Ibraimi në emrin e tijë dhe të gjithë qytetarëve të Komunës Haraçinë ka falemnderuar z. Ismail Safi përgjegjës i Islamic Relief për SH.B.A, Dr. Mohamed Soliman përgjegjës i Islamic Relief për Shqipëri dhe Kosovë, Cecilia Widman – MEAL coordinator at Islamic Relief Worldwide-Koordinatore e kualitetit të programeve pranë zyrës qendrore të Islamic Relief në Angli dhe ztr.Nexhat Lika përgjegjës i Shoqatës Kalliri i Mirësisë për këtë donacion shumë të rëndësishëm për qytetarët tanë.
Kryetari Ibraimi tha se Ishte kënaqësi e veçantë që bashkarisht me mysafirët konstatuam nivelin e lartë të bashkpunimit mes Komunës Haraçinë,Islamic Relief dhe Kalliri i Mirësisë , të bindur se ky bashkëpunim do të jetë afatgjatë gjithmonë duke pasur në fokus qytetarin dhe nevojën për të ndihmuar në krijimin e kushteve sa më të mira për jetë.