Korridori 10D, Mayer: Projekt që sjell investime!

Zëvendës-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Eric Mayer në fjalën e tij në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Korridorit 10 D në Prilep tha se këto projekte sjellin investime, sepse këto ruta të transportit do të lehtësojnë qarkullimin tregtar, informon Indeks.mk

“Ditë e rëndësishme për RMV, ditë kur lidhen Prilepi dhe Manastiri me autostradë moderne dhe të sigurtë, pas projektit të korridorit 8 të promovuar javë më parë. Këto projekte sjellin investime, sepse këto ruta të transportit do të lehtësojnë qarkullimin tregtar, sjellin benefite të reja ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Me punë të zellshme, natyrisht qe jemi në rrugën drejt suksesit. Uroj që së shpejti të shohim rezultatin e një punë të mrekullueshme”, deklaroi Mayer.(Indeks.mk)