Korridorit 10 D, Boçvarski: Çdo denarë i investuar i shtetit është investim për qytetarët!

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në fjalën e tij në vendosjen e gurthemelit të Korridorit 10 D në Prilep, tha se çdo denarë i investuar i shtetit është investim për qytetarët, informon Indeks.mk

“Vërejmë sot shumë mjete punë që vazhdimisht po punojnë në rehabilitimin dhe sistemimin e rrugëve, ashtu siç e do standardi europian. Sot është kënaqësi që të fillojmë këtë projekt në rajonin e Pellagonisë, një aks me rëndësi të madhe për qytetarët ndaj ky projekt është mesazh I fortë për të gjithë se po investojmë në projekte kapitale. Çdo denarë i investuar i shtetit është investim për qytetarët. Sot fillon ndërtimi i një rrugë të re dhe super moderne, Ky projekt ndërtohet nga një kompani serioze, me ndihmën dhe punësimin e shumë personave profesionistë që do të japin kontributin e tyre në këtë projekt. Duke miratuar ligjet e reja në përshpejtojmë ndërtimin e këtyre autostradave”, tha ministri Boçvarski.

Rajoni i Pellagonisë, shtoi ai, po ndërtohet dhe po bëhet më i zhvilluar, ndaj investoni në këto vende, sepse shteti përmes këtyre projekteve infrastrukturore ju përkrah dhe ua lehtëson procesin e punës.

“Kemi rehabilituar deri më tani shumë rrugë, e po ashtu po projektojmë dhe shumë rrugë të tjera tek të cilat do të investohet. Maqedonia e Veriut patjetër të jetë shtet me infrastrukturë moderne!”, potencoi Boçvarski.(Indeks.mk)