Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se takimi i liderëve të rajonit me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së që po mbahet në Shkup është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimorë. Sipas tij në këtë takim do të bisedohet edhe për kyçje të Ballkanit Perëndimorë në tregun e përbashkët të BE-së, shkruan Alsat.
“Qëllimi është që të bisedojmë për Planin për Rritje të Ballkanit Perëndimorë që paraqet aksion konkret të Bashkimit Evropian në pjesën e rritjes së bashkëpunimit rajonal mes shteteve por edhe kyçjen e në tregun e përbashkët evropian. Bisedimet kanë filluar mbrëmë me një darkë të përbashkët të liderëve. DO të miratojmë një deklaratë të përbashkët e cila do të paraqes përkushtim për kryerjen e aktiviteteve që prezantojnë fillimisht reformat në shtete tona, e dyta rritja e bashkëpunimit dhe e treta zbatimi i aktiviteteve nga Plani për Rritje, që do të sjell reforma, do të sjell dhe instrumente financiare në shumë prej 6 miliardë euro”, deklaroi Kovaçevski duke shtuar se bisedohet edhe për aktivitete konkrete./Alsat.mk