Kovaçevski do të informojë për ngjarjet aktuale politike dhe ekonomike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në brifing me gazetarët do të informojë për ngjarjet politike dhe ekonomike në vend, me theks në vizitën e punës në Nju-Jork dhe Uashington, si dhe politikat ekonomike të Qeverisë për përmirësimin e standardit të jetesës, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Në brifing, krahas kryeministrit Kovaçevski, do të marrin pjesë zëvendës kryeministri për çështje evropiane, shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.