Kovaçevski: Gjermania mbetet mbështetëse e fortë e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Gjermania mbetet mbështetës i fortë i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, ka shkruar në Fejsbuk, kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të shkurtë me kancelarin gjerman, Olaf Sholc në margjinat e Samitit të 4-të të Këshillit të Evropës në Rejkjavík.

“Gjithmonë bisedë e këndshme me miq të dëshmuar të Maqedonisë së Veriut. E falënderova kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc, që Gjermania mbetet mbështetëse e fortë e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në. Gjermania mbetet partneri tregtar më i rëndësishëm i vendit tonë. Kjo konfirmohet nga numri më i madh i kompanive gjermane, të pranishme në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Kovaçevski në publikimin.

Ai në Rejkjavik ka pasur takime të shkurta me presidentin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, me presidentin francez, Emanuel Makron dhe me kryeministrin belg, Aleksandar De Kru.