Kovaçevski: Kritikat për ndërtimin e korridoreve të pabazuara, verës fillojnë punimet në terren

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D tha se bëhet fjalë për projektin më të madh infrastrukturor të Maqedonisë së Veriut.

“Ky projekt është miratuar në bazë të ligjeve, në përputhje me ligjet, deputetët kanë zgjedhur që korridoret 8 dhe 10D, ta ndërtojë konsorciumi më i madh “Behtel dhe Enka”. Procedura është respektuar nëpërmjet komitetit drejtues, dhe gjitha procedurave. Bëhet fjalë për një projekt me gjitha fazat se si duhet. Ky është edhe mesazhi i ambasadores amerikane”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit të Indeks.mk

Ai tha se ajo çfarë ka ndodhur në këtë periudhë ishte krijimi i histerisë kundër punës së qeverisë nga opozita, ngase, tha ai nuk ka patur asnjë argument.

“Nëse ktheheni prapa, dhe shihni se çfarë dëgjuam 30-40 ditët e fundit, do të shihni se aty nuk ka asnjë argument. Ato janë akuza të pabaza. Tani më projekti ka filluar me punë, kompania është duke u ekipuar, dhe velrësojë se gjatë verë do të fillojnë punimet fizike në teren. Bëhet fjalë për projekt i cili do të ketë efekt prej 2% në BPV, 8000 vende të reja të punës, 51% nga do të bëhen punimet nga punëtor vendor, që do të thotë vende të reja të punës, dhe në fund do të rezultojë me autostradë modern”, u shpreh Kovaçevski.