Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka bërë të ditur se ndryshimet kushtetuese janë në fazën përfundimtare dhe se në Kuvend do të dorëzohen gjatë dy javëve të ardhshme.

“Ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në përputhje me procedurën për të njëjtat në Kuvend, ku edhe e kanë vendin”, ka deklaruar Kovaçevski.

Ndërkaq dje pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ai bëri thirrje që partitë politike të vendosen mbi interesin personal dhe të sjellin vendim “për” miratimin e ndryshimeve kushtetuese.