Në pres-konferencën e përbashkët pas takimit me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski duke folur për aktualitetin politik në vend, tha se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, siç tha që “të mbahemi mend si gjeneratë e politikanëve që kemi guxim”, informon Indeks.mk
“Unë besoj se Kuvendi ynë do të jetë në nivelin e detyrës dhe se përfundimisht do t’i kapim hapat e shpejtë që të vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe t’i bashkohemi familjes evropiane. E di se nuk do të jetë e lehtë sepse ka interesa të ndryshme mes partive politike. Një pjesë e tyre e shohin interesin e shtetit, por për interesin e tij dhe të rejtingut politik, por duhet të sillet vendim i guximshëm që do të na mbajnë mend gjithë gjeneratat dhe do të krenohen me ne, pasi siguruam ardhmëri evropiane për të gjithë ata që vinë pas nesh”, tha Kovaçevski.