Kovaçevski tregon se çfarë u bisedua në takimin me Zaevin dhe Ahmetin

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski konfirmoi takimin e djeshëm me paraardhësin e tij Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Kemi pasur një takim me zotin Ahmeti dhe ish-kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Unë dhe ish-kryetari Zaev njihemi 32 vjet, kemi shkuar bashkë në universitet, kështu që shpesh na ndodh që të komunikojmë, të hamë drekë që zgjat katër, katër orë e gjysmë, gjatë së cilës diskutojmë shumë tema.

Dje diskutuam se si duhet të përparojë vendi drejt anëtarësimit të plotë në BE. Secili prej nesh ka mundur të ndajë përvojat e mandateve që kemi pasur. Diskutuam se si duhet të duken paraqitjet e partive politike në zgjedhje, secila nga prizmi i përvojës që ka pasur”, tha Kovaçevski.

Ai tha se po bëhen analiza nëse në zgjedhje do të dalin në koalicion me LSDM-në, apo vetëm me partnerët tradicional të koalicionit.

“Unë mendoj se vendi ka nevojë për një koalicion evropian për një të ardhme të sigurt, jo për izolim. VMRO-DPMNE për fat të keq sërish nuk ka koncept që shikon përpara. Të gjitha deklaratat e tyre kanë të bëjnë me disa skenarë që nuk janë realë”, theksoi Kovaçevski.