Kreshnik Bekteshi nga BDI, ka reaguar në postimin e bërë nga kreu i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami i cili është lavdëruar se ai dhe qeveria VMRO-VLEN i ka dhënë leje kompanisë gjermane KIEL, ku do të hapen 300 vende të reja të punës për rajonin e Pollogut.
Reagimi i Kreshnik Bekteshit:
Investimi i kompanisë gjermane KIEL në Tetovë është vepër e Ali Ahmetit, dhe mirë që vizitohen veprat e ti, por do të ishte edhe më mirë që nga ato vepra të mësohet!
https://www.facebook.com/share/p/qaFrXqftUutLezc2/?