Kryeministri Kovaçevski do ta mirëpresë Kryeministrin e Shqipërisë Rama

Sot, më 6 korrik 2023 (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mirëpresë Edi Ramën, Kryetar i Qeverisë së Republikës. të Shqipërisë.Më pas do të mbahet një takim dypalësh, në të cilin përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacionet qeveritare nga të dyja vendet.

Delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Rama përfshin Niko Peleshin, ministër i Mbrojtjes, Majlinda Duka, ministre shtetërore dhe kryenegociatore e Republikës së Shqipërisë, si dhe zëvendëssekretarja e Përgjithshme Elira Kokona.

Në delegacionin maqedonas të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski janë zëvendëskryetarii i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ministri i Drejtësisë Krenar Loga, si dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Në orën 12:00, është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kovaçevski dhe Rama.