KSHZ: Deri në оra 13:00 dalja në votim është 26.35 për qind

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në press konferencën e fundit informuan se deri në orën 13:00 në 1720 vendvotime kanë shfrytëzuar të drejtën e votës 229.803 votues nga numri total prej 872.090 sa e kanë këtë të drejtë.

Llogaritur me përqindje 26.35 përqind qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

1180x200

Numri më i lartë i votuesve është regjistruar në vendbanimin Novaci, me 42,87 përqind, ndërsa më i ulët në Komunën e Vrapçishtit me 10,18 përqind.

KSHZ ka pranuar 140 ankesa, prej të cilave 18 janë shqyrtuar, 8 janë refuzuar dhe të tjerat po shqyrtohen.

Për informacione në kohë reale qytetarët mund t’i ndjekin rezultatet në ëebfaqen rezultati.sec.mk

/indeks.mk