Kur shoqet kërkojnë ‘burrë’ për ty, siç bëri Beniada për Jorin

Jori Delli, ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka patur gjatë gjithë rrugëtimit të saj mbështetjen e mikeshës Beniada Nishani.

Ajo e ka mbrojtur nëpër intervista të ndryshme edhe kur situatat s’kanë qenë fort në favor të Jorit, ndërsa tashmë kërkon “ta rregullojë” me një burrë. Përveçse foli për jetën e saj sentimentale teksa ishte e ftuar në “Ftesë në pesë”, Beniada kërkoi edhe dikë për Jorin.

Fiks siç bën në shoqe e ngushtë! Me humor, modelja tha:

E kam mbështetur me postime kur disa banorë janë munduar ta ‘sulmojnë’, e kam mbrojtur në mënyrën time… nuk mendoj se duhet të ndryshonte diçka, ajo është një vajzë e fortë edhe me këto ngacmimet me këto keqkuptimet ndonjëherë si Jori, ja ka dal…i mungon një i dashur …. do bëjm një thirrje:

Jori është një vajzë single, shkruani të gjithë çunat e Shqipërisë të shkruajnë, dërgoni një mesazh Jorit ta ftoni vajzën mos kini turp…

Jori nga ana tjetër po përflitej për bashkëpunimin dhe marrëdhënien e saj me Noizy-n, me të cilin mohoi të ketë diçka. Epo, çuna e keni Jorin single!