Kurti në mesanatë bisedoi me Borrellin për situatën në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në lidhje me situatën e fundit në vend, përfshirë situatën paszgjedhore në veri.

Kurti tha se në telefonatën në mesanatë që pati me Borrellin theksoi se “kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët”.

“Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, tha Kurti.

Kujtojmë se të premten në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, tre kryetarët e rinj të komunave u penguan për të hyrë në zyrat e tyre, ku u desh intervenimi i policisë për të zhbllokuar hyrjen.

Një gjë e tillë është dënuar nga shtetet e QUINT-it, ku në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ngjarjet e së premtes do të ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale ShBA – Kosovë.