Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë një përmbledhje të takimeve dhe vizitave gjatë qëndrimit në Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Duke folur për takimin më Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, James O’Brien, kurti ka bërë të ditur se me të kanë folur për sulmin e Banjskës dhe për agresionin dhe provokimet e Serbisë, shkruan Gazeta Express.
Sipas Kurtit, O’Brien e ka vlerësuar maturinë që ka treguar Kosova në situatat me të cilat është përballur në Veri të vendit, shkruan Express.