Kurti raporton në Kuvend për dialogun me Serbinë, kërkon llogari nga ish-qeveritë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka raportuar në Kuvend për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, pas takimeve të tij në Bruksel me liderët europianë. Kurti ka folur për sfidat e trashëgimisë së dialogut të kaluar, që sipas tij nuk kishte sjellë as njohje reciproke dhe as integrim të veriut të Kosovës. Ai ka thënë se qeveria e tij ka një qasje parimore dhe të barabartë në dialog, duke u bazuar në Kushtetutë dhe interesat e vendit. Kurti ka kritikuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mosnënshkrimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke i kërkuar ish-qeverive të Kosovës që të tregojnë se si ia kishin bërë atij të nënshkruante në vitet 2013 dhe 2015. Kurti ka theksuar se është i gatshëm për nënshkrim, por Beogradi nuk po do të nënshkruajë me të.

“Draft-propozimi për zbatimin e nenit 7 në lidhje me nenin 10, ne e kemi përshëndetur dhe vlerësuar qasjen e re dhe planin e ofruar për ecjen përpara. Leximi ynë është që draft-propozimi për zbatimin e nenit 7 është sjellë duke u shkruar me kujdes për germën e Kushtetutës do të thosha më shumë se për frymën e tij”, tha Kurti. (politiko.mk)