Makina që përdorën autorët për të sulmuar Top Channel dyshohet se është e Ramadan Makollit nga Kosova. Kjo makinë iu vodh më 10 korrik të vitit 2020 në Tale të Lezhës.
Arbresh.info ka arritur të kontaktojë me Makollin, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por i është vjedhur nga roja e sigurisë e hotelit ku ai po qëndronte.
“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli.