Ligji për gjuhën shqipe, Bekteshi: VMRO-ja me iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, Izet Mexhiti e mbron “se nuk është punë e madhe të abrogohen tre nene të ligjit”

Temë debati në N’ODD të Portalix ku i ftuar ishte Kreshnik Bekteshi nga BDI ishte edhe ligji për gjuhën shqipe.

Bekteshi tha se VMRO-DPMNE-ja ka pasur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për abrogimin e tre neneve të ligjit për gjuhën shqipe, ndërsa Izet Mexhiti e mbron “se nuk është punë e madhe të abrogohen tre neneve të ligjit”.

“VMRO-ja ka pasur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, për atë të cilën sot Izet Mexhiti del dhe e mbron se nuk është ndonjë punë e madhe të abrogohen tre nene të ligjit. Por impakti edhe i një neni të vetëm është shumë i madh, sepse ka të bëjë me policinë, me ushtrinë ku qytetari ballafaqohet drejtpërdrejtë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi nga BDI.

Kujtojmë se me abrogimin e tre neneve, shqipja hiqet nga monedhat, uniformat e policisë dhe ushtrisë, dhe në gjykatë për përdorim të gjerë.

https://www.facebook.com/PortalixX/videos/549702464269053