LISTA/ Ardita Dani, Ridvan Asani, Bekim Neziri, Muarem Asani, këto janë kryetarët e degëve të BDI-së të dalë nga zgjedhjet e sotme

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, në konferencën nga selia blu, disa orë më parë ka kumtuar edhe rezultatet e zgjedhjeve të brendshme që BDI-ja i zhvilloi gjatë ditës me parimin një anëtarë një votë, që sipas Ahmetit i jep më shumë rëndësi dhe peshë aktivistit.

Ai tha se në këto zgjedhje të organizuara nga BDI-ja kanë votuar mbi 28 mijë aktivist, njofton indeks.mk

Ahmeti tha se nga këto zgjedhje nuk ka humbës dhe shtoi se fitues më i madhë është pikërisht BDI-ja.

“Fitues në Çair, Bekim Neziri, në Butel, Muarem Asani, Kumanovë, Ridvan Asani, Jegunovcë, Eldin Ademi, në Veles fitues është Llokman Salia, në Pllasnicë, Bajram Karamaleski, Manastir, fitues është Lutfi Ameti, në Prespë, Arjan Mujdini, në Kërçovë ka fituar Ardita Dani, në Petrovec, Naser Aliti, në Shuto Orizare ka fituar Iljaz Leskovica, Krushevë, Abib Vexhiu, Dibër, Artim Spahiu dhe Likovë ka fituar Mirsad Ibrahimi”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ai tha se me këtë parim do të votohet edhe në Saraj, Strugë dhe në të gjitha vendbanimet ku ende nuk janë mbajtur zgjedhje të brendshme në BDI./indeks.mk