Pjesë e revolucionit, veçanërisht në largime, të PSG është Marco Verratti, i cili i tha lamtumirë skuadrës kryeqytetase franceze pas 11 sezonesh. Tashmë ka filluar aventurën fitimprurëse në Katar.
Dje mbërriti njoftimi zyrtar i transferimit të mesfushorit te Al-Arabi, klub i cili pagoi afro 50 milionë euro për të siguruar lojtarin e lindur në vitin 1992, që do të marrë një mega pagë prej 14 milionë euro në sezon.
Në rrjetet sociale, përveç përshëndetjes nga PSG, që pranoi se tashmë ish-mesfushori “ka lënë gjurmë të pashlyeshme në klub”, e uroi për aventurën e re edhe Kylian Mbappé. Sulmuesi francez, gjithmonë në qendër të shtytjes dhe tërheqjes drejt Real Madridit, ka dashur të përshëndesë Verrattin përmes kanaleve të tij sociale.
Kjo është përshëndetja e përzemërt e Mbappe për Verrattin në Instagram, shoqëruar me një foto që i portretizon të përqafuar dhe të buzëqeshur: “Një lojtar dhe person i jashtëzakonshëm. Pata privilegjin të isha pranë teje gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë një kënaqësi e pamasë.
Koha jote këtu nuk do të harrohet dhe anashkalohet kurrë. Një nga lojtarët më të mirë që kam parë ndonjëherë. FALEMINDERIT miku im, fat të mirë, më mungon shumë!”