Mbërriti kolona ushtarake me automjete të reja të lehta të blinduara JLTV për Armatën

Ministria e Mbrojtjes informoi se ka mbërritur një kolonë ushtarake me automjete të reja të Armatës – automjete të lehta të blinduara JLTV Oshkosh, të cilat janë nga prodhimtaria amerikane.

“Automjetetet e lehta të blinduara JLTV janë pjesë e procesit të modernizimit dhe furnizimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve të NATO-s dhe do të jenë mbështetje e Grupit të lehtë të batalionit të këmbësorisë në Shtip, i cili njëherësh është njësiti ynë i NATO-s”, njoftoi sot MM.