Mbreti i Jordanisë merr pjesë në dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë

Mbreti Abdullah i Jordanisë mori pjesë në dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë përmes rrugëve ajrore, njoftoi rrjeti shtetëror Al Mamlaka të dielën.

Në një video të bërë publike monarku duket në bordin e një avioni, në misionin e fundit të forcave ajrore jordaneze për dërgimin e pajisjeve dhe elementëve të tjerë mjekësorë për spitalet në rajonin e shkatërruar nga lufta.

Sipas mediave zyrtare, dërgesa e fundit humanitare përmes rrugëve ajrore është kryer më 6 shkurt.

Mbretëria, një ndër fqinjët arabë që e kanë nxitur Izraelin të lejojë më shumë ndihma në Gazë, është i vetmi vend që dërgon ndihma në rajon.

Mbretëria ka kryer 11 dërgesa me ndihma mjeksësore, të paktën dy të kryera në bashkëpunim me forcat ajrore franceze dhe holandeze.

Mbreti jordanez ka bërë vazhdimisht thirrje për dhënien fund të ofensivës izraelite. Ai do të takohet me Presidentin Joe Biden në Uashington, më 12 shkurt, për të nxitur një armëpushim të menjëhershëm.

Jordania, në kufi me Bregun Perëndimor, druhet se konflikti i Gazës mund të përshkallëzohet, duke shkaktuar një eksod palestinez në shkallë të gjerë në anën tjetër të lumit Jordan./ VOA