Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka falënderuar zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, për përkrahjen dhe fjalët e mira ndaj punëve të kryera me sukses për qytetin e Tiranës.
Përmes një videomateriali me pamje nga takimet Grubi-Veliaj, ky i fundit shkruan:
“Faleminderit miku im i mirë Artan Grubi , Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen!
Përshëndetje të përzemërta nga Tirana!
Kujtojmë se më 14 Maj qyetarët e Shqipërisë do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.
https://www.instagram.com/erionveliaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3c6d1922-7f76-4079-80f9-3e092e3582d7