Me taka në stadium, kritikohet ashpër Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez është siguruar që të gjithë sytë të ishin tek ajo, teksa ka qënë në stadium për të mbështetur Cristiano Ronalon në Arabinë Saudite, mbrëmjen e së martës.

Modelja 29-vjeçare, e cila është në një lidhje me futbollistin që prej vitit 2016, ka shfaqur trupin e saj në super formë, teksa kishte zgjedhur të vishte një palë xhinse të ngushta dhe një bluzë të skuadrës me flokët topuz.Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, janë çizmet e saj të zeza me taka të larta, të cilat nuk mbetën pa u kritikuar nga ndjekësit e saj. Po ashtu edhe pozat e saj seksi në fushë.

Të gjitha postimet e tua përmbajnë një foto me të pasmet e tua. Nuk i beson bukurisë tënde?”, shkruan një përdorues i Instagramit.

“Mos e shkel barin me ato taka”, shkruan një tjetër.

Je e bukur por ato çizme në fushë…”, shton një tjetër.

Cristiano Ronaldo bëri “magjinë” e tij në Champions Leaguen aziatike në ndeshjen ndaj Al Duhail.