Gazetari dhe analisti nga Kosova, i përfshirë aktivisht nē zgjedhjet e fundit në Maqedoni, Lirim Mehmetaj ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë partia më e madhe shqiptare në RMV.
Sipas Mehmetajt, këtë e thonë numrat e deputetëve të fituar në zgjedhjet e 8 majit.
BDI si parti pjesë e koalicionit “Fronti Europian”, ka fituar 10 mandate. Kurse të tjerët sipas tij, kanë më pak deputet nëse i ndajmë të vetme.
Statusi i plotë
Përveç fitores së Frontit Evropian, partia e Ali Ahmetit edhe si parti mbetet bindshëm partia më e madhe shqiptare në Maqedoni të Veriut.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit përfundon me vetëm 1 deputet.
Kjo është ndarja zyrtare e deputetëve sipas partive politike:
Te Fronti Evropian
BDI = 10 deputetë
ASH e Zijadin Selës = 4 deputetë
PDSh = 2 deputetë
Lëvizja Populli = 1 deputet
Dhe Dy deputetë turq.
Në total 19 deputetë.
Te VLEN
ASH e Arben Taravarit = 5 deputetë
Levizja Demokratike = 3 deputetë
BESA = 2 deputetë
Alternativa = 2 deputetë
Lëvizja Vetëvendosje = 1 deputet
Në total 13 deputetë.