Mërgimtarët po vijnë, frekuencë e shtuar në pikën kufitare Tabanoc

Në vendkalimin kufitar Tabanoc mëngjesin e sotëm ka frekuencë të shtuar të automjeteve dhe pritja për hyrje në vend është rreth 30 minuta.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi se në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.