Ish-presidenti Ilir Meta mbrëmë në Tiranë ka takuar liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook ka theksuar në takim kanë ndarë vlerësimin se të jesh në opozitë është një mision i madh, dhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë garanca kryesore e rrugëtimit euroatlantik të vendit.
“Kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes këtë mbrëmje nga Tirana me liderin e partisë historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Partisë Demokratike, z.Menduh Thaçi. Ndamë të njëjtin vlerësim se të jesh në opozitë është një mision shumë i madh. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor kyç shtetformues, do të vazhdojnë të jenë garancia kryesore për rrugëtimin europian dhe euro-atlantik, të këtij vendi fqinj, mik, partner, shumë të rëndësishëm për ne dhe jetik për të ardhmen europiane të rajonit”, ka shkruar Meta.