Më shumë se një mijë receta për terapi kronike për një ditë janë përshkruar nga mjekët amë me reformën e re në KPSH, informoi sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.
Ministri Mexhiti sot ka vizituar poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, ku ka biseduar me disa nga mjekët amë dhe pacientët lidhur me përparësitë e masës së re reformuese në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSH). Në kuadër të vizitës, Mexhiti ka vizituar edhe repartin e brendshëm të Poliklinikës, ku më së shumti shihen përparësitë e reformës së re. Me pacientët ai foli për këto risi dhe se sa të kënaqur janë me to.
“Procesi i punës me pacientët të cilëve u përshkruhet terapi kronike nuk është aspak kompleks, udhëzimet e qarta të shkruara në shtigjet klinike e bëjnë më të lehtë punën e mjekëve amë, ndaj kemi një fillim të shkëlqyer të reformës. Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave të “Termini im”, nga mjeku amë terapi për sëmundjen kronike kanë marrë 506 pacientë, ndërsa janë përshkruar 1073 barna.
Me këtë masë reformuese, me të cilën kemi mundësuar që terapia e përshkruar nga mjekët specialistë, tani të përshkruhet nga mjekët amë, kemi bërë ndryshime dhe përmirësime thelbësore për pacientët dhe punonjësit e shëndetësisë, theksoi ministri.
Ai kujtoi se me masën e re reformuese, pacientët me diabet, astmë, SPOK, funksion të reduktuar të gjëndrës tiroide dhe hipertension, nuk duhet të shkojnë në klinikë për të vazhduar apo për të përshkruar terapi kronike, këtë mund ta bëjnë tek mjeku tyre.
Përparësitë e kësaj mase janë se pacientët nuk janë të ekspozuar ndaj shpenzimeve, terapinë për sëmundjen kronike mund ta marrin te mjeku i tyre amë në vendin ku jetojnë. Kjo masë reformuese forcon rolin dhe rëndësinë e mjekëve amë në sistemin shëndetësor. Me reformat në KPSH lehtësohet barra administrative, si dhe ulet presioni në shëndetësinë dytësore dhe terciare”, theksoi Mexhit