Mexhiti mbron VMRO-në kundër UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, njëherë edhe kandidat nga opozita ka dalē në mbrojtje të VMRO-së.

Në një prononcim, Mexhiti ka komentuar propozimin për tribunalin ndërkombëtarë kundër luftës së 2001-shit.

1180x200

Mexhiti ka thënë se ky ishte propozim i Gordana Siljanovska Dafkovës, e cila kujtojmë është kandidate pêr president nga opozita maqedonase.

Sipas Mexhitit, ky është qëndrim i Dafkovës por jo i VMRO-së!

Kujtojmë ky nuk është propozimi i parë i tillë, nga VMRO dhe Dafkova ka pasur edhe disa propozime tjera anti shqiptare.

Së fundi mund të përmendim edhe sulmin e Komitëve mbi të rinjtë shqiptar në Hasanbeg.

E për çudi, opozitës shqiptare nuk i pengon asgjë që vjen nga opozita VMRO, me të cilën kanë koalicion parazgjedhor jo formal për zgjedhjet parlamentare.