Bashkimi Demokratik për Integrim duket se është makthi më i madh i momentit për liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Pas takimit që realizoi sot në Kuvend me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Mickoski në konferencë për shtyp përveç ndryshimeve kushtetuese, ka përmenduar dhe BDI-në, me ç’rast tha se ka kërkuar nga LSDM që BDI të mos jetë pjesë e strukturës qeveritare për ndryshimet kushtetuese.
“44 deputetët e VMRO-DPMNE-së janë të vendosur për të mbështetur qëndrimet e partisë për të mos mbështetur këto ndryshime kushtetutese. Kovaçevski kishte propozime për të votuar ndryshimet kushtetuese, e pastaj të shkohet në zgjedhje, kurse unë i propozova që ndryshimet kushtetuese të ndodhin me kushtin që ato të jenë kushti i vetëm që menjëherë të fillojmë rrugëtimin me BE-në. BDI të mos jetë në strukturën qeveritare e cila do t’i bënte ndryshimet kushtetuese, BDI të shkoj në opozitë”, deklaroi Mickoski.
Kujtojmë se në të gjitha sondazhet e instituteve dhe agjencioneve prestigjioze të anketimit, BDI është partia me besueshmërinë më të madhe tek të gjithë votuesit shqiptarë, ndërsa opozitarja VMRO-DPMNE nuk e ka arritur as një të tretën e votuesve që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.
Votuesit e kësaj partie më tepër kanë shprehur besueshmëri për ish-liderin Nikolla Gruevski se sa për liderin aktual Hrisijan Mickoski.