Ministri Aliu do të informojë për programin “Evropa Digjitale” dhe administrata

Nënshkrimi i Marrëveshje për Partneritet me BE-në në Programin “Evropa Digjitale”, administrata profesionale e cila do t’i plotësojë standardet evropiane, janë vetëm një pjesë e temave për të cilat do të bisedohet në brifingun e sotëm të ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azil Aliu, me mediat.

Qëllimi ynë, thonë nga MSHIA, është të informohet opinioni për aktivitetet që i zbaton Ministria.

Në brifing me ministrin, shtojnë prej atje, përveç temave të përmendura do të bisedohet edhe për tema të tjera nga interesi publik.