Ministri Shaqiri: Ja çfarë bëmë për profesorët e rregullt universitar

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka rikujtuar opinionin mbi masat e ndërmarra të Qeverisë për përmirësimin e standardit ekonomik të profesorëve universitar përmes rritjes së pagave të tyre.

300x250

Shaqiri ka bërë një krahasim të pagave të tyre në vitin 2020, 2024 dhe pagën që do të marrin në vitin 2025.

Në vazhdim postimi i plotë i ministrit Shaqiri:

Çka bëmë për profesorët e rregullt universitar?

Rroga neto:

VITI 2020 – 3️⃣6️⃣ 2️⃣1️⃣1️⃣ denarë 📈
VITI 2024 – 8️⃣1️⃣ 7️⃣8️⃣3️⃣ denarë 📈
VITI 2025 -9️⃣6️⃣ 0️⃣4️⃣7️⃣ denarë

Profesorët janë krijuesit e kapitalit intelektual.

🤝Mbështetja do të vazhdojë.