Ministri Shaqiri mirëpriti në takim Klubin për lexim të librave Naim Frashëri nga SHFK “Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka mirëpritur sot në takim nxënësit e Klubit për leximin e librave “Naim Frashëri” që funksionin nën përkujdesin e themelueses, mësueses Mimoza Jonuzi, në kuadër të shkollës me të njejtin emër në komunën e Studeniçanit.

Ministri Shaqiri ka përgëzuar funksionimin e një klubi të tillë që nxit interesimin për leximin si predispozitë elementare e dijes dhe ka inkurajuar nxënësit që të përkushtohen sa më shumë në procesin edukativo – arsimor, të lexojmë dhe në të ardhmen përmes dijes të bëhen të dobishëm për vendin e tyre.

Postimi i plotë i ministrit Jeton Shaqiri në lidhje me këtë takim:

🌞👫Sa ditë e bukur sot, bashkë me diellin na vizituan edhe nxënësit nga Klubi për lexim të librave Naim Frashëri në kuadër të SHFK Naim Frashëri – Studeniçan, Shkup, bashkë me themeluesen e këtij klubi, mësuesja Mimoza Jonuzi.