Udhëzues për aplikim në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në sfera të veçanta dhe aktivitete kulturore për vitin 2024, ka publikuar Ministria e Kulturës.
Edhe këtë vit, regjistrimi elektronik realizohet tërësisht përmes Portalit kombëtar për shërbime elektronike.
Konkursi është në rrjedhë, ndërsa afati i fundit për aplikim në konkurset vjetore skadon më 6 nëntor 2023 në orën 12:00.
“Për këtë qëllim, si përkujtim për aplikimin dhe për të lehtësuar procedurën për regjistrim elektronik, kemi përgatitur një udhëzues që përbëhet nga: një prezantim dhe një video-animacion që qytetarëve do t’ua lehtësojë procedurën duke shpjeguar hapat se si më lehtë të paraqiten në sistem. Procedura për aplikim në Konkurset vjetore është: qasja në Sistemin për paraqitje (SEN) https://uslugi.gov.mk përmes linkut “Paraqitu”, përditëso profilin e përdoruesit (https://etu.uslugi.gov .mk/ pages/home), kontrollit nëse profili i përdoruesit është përditësuar, zgjedhja e personit juridik apo fizik dhe zgjedhja e aktivitetit (zgjedh zonën për aplikim, kushtoni vëmendje nëse është për person juridik apo fizik dhe shkruani të dhënat që kërkohen, pra plotësimi i aplikacionit). Pasi të futen të dhënat, klikohet butoni “Dërgo”. E kontrolloni aplikacionin që ka përpiluar sistemi dhe e dorëzoni aplikacionin. Më pas shfaqet aplikacioni i plotë për konkursin vjetor dhe pasi të shtypni “Konfirmo” ju drejton në hapin tjetër, ngarkimin e dokumenteve. Për një aplikim të suksesshëm, pasi të keni bashkangjitur dokumentet, shtypni “Dorëzo dokumentet” për të cilin do të merrni konfirmim”, thekson ministria.