“Mos gënjeni”, mërgimtari zbulon gënjeshtrën e Alternativës së Gashit të cilët tentuan të përvetësojnë investimin…

Rruga “Jakup Asipi” në qytetin e Kumanovës është e lënë pas dore për vite me radhë, mirëpo një sanim i të njejtës i cili është kryer së fundmi, ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Nga partia Alternativa kanë përvetuësuar rregullimin e kësaj rrugë, duke i dhënë meritat këshilltarit të tyre komunal.

“Rruga Jakup Asipi, pas reshjeve të shumta të shiut u bë e pakalueshme. Me insistimin dhe kërkesën e këshilltarit komunal nga radhët e Alternativës, dega në Kumanovë, Driton Sulejmani, kjo rrugë u sanua. Pas këtij intervenimi ekipi sanoi atë pjesë të rrugës për ta kthyer në gjende normale”, thuhet në njoftim.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i një qytetari i cili ka demantuar njoftimin e lëshuar nga Alternativa.

Sipas qytetarit, rruga u rregullua me mjete vetanake madje e njejta rrugë po sanohet çdo vitë me buxhet personal sepse është e lënë në harresë nga Komuna.

Ai e ka quajtur gënjeshtër informacionin e publikuar nga Alternativa.

“Këtë rrugë kam intervenuar me mjete private,si nuk keni turp te genjeni,jo vetem ket vit po cdo vjet qe vijm ne pushime paguajm mjete per ta rregulluar perkohesisht,pasi qe nuk ju intereson ta rregulloni, se paku mos u livdonu dhe mos genjeni,ket rrug e kan sanuar me mjete private”, shkruan qytetari.