Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshëm të shiut dhe bubullima, percjell Flaka
Nga fundi i ditës vranësirat do të ulen. Do të fryej erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm të shiu dhe bubullima, përcjell Flaka Media. Nga fundi i ditës vranësitë do të ulen.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë.
Në ditët në vijim do të ketë një periudhë të qëndrueshme moti me rritje graduale të temperaturës ditore. Flaka Media