Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Pasdite, sidomos në pjesët perëndimore dhe ekstreme lindore do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe kushte lokale me stuhi.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë.

Deri të enjten kryesisht pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë. Në këto ditë, proceset lokale do të jenë në formë stuhie afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar breshëri. Mot më stabil pritet nga dita e premte dhe temperatura mbi mesatare gjatë fundjavës.