“Mourinho di si të fitojë ndeshje të tilla”, Totti: Kemi shansin e “artë” për të fituar Europa League

Pas 6 fitoreve në 6 finalet e mëparshme të UEFA Europa League, Sevilla do të presë kësaj here në finalen e madhe të këtij kompeticioni, “verdhekuqtë” e Roma, me këta të fundit, që si trajner kanë portugezin Jose Mourinho, i cili nga ana e tij nuk ka humbur kurrë në 6-të finalet e arritur në Kupat e Evropës.

Teksa të gjithë futbolldashësit, por dhe legjendat e këtij sporti kanë filluar të bëjnë parashikimet e tyre, një koment i shkurtër mbi këtë përballje, nuk kishte si të mungonte dhe nga legjenda e klubit romak, Francesco Totti, me ish-“bomberin”, që thotë se me një trajner si Jose Mourinho në krye, Roma ka një mundësi fantastike për të fituar një tjetër trofe.

“Sevilla ka më shumë përvojë në finalet e Europa League. Ata kanë luajtur në gjashtë finale dhe i kanë fituar të gjitha. Por herët a vonë ata do të humbasin.

Me Mourinho në krye, ne kemi një mundësi fantastike. Ai ka përvojë të madhe në ndeshje të tilla, ndaj do të bëjë të pamundurën për të fituar. Me një trajner të tillë, një personalitet të fortë, gjithçka bëhet më e lehtë. Trajnerë të tillë janë mësuar të fitojnë, kështu që ata mund ta përcjellin këtë qëndrim fitues te ekipi, mendoj se ai bën pikërisht këtë.

Unë flas me të mjaft shpesh. Kam luajtur kundër ekipeve të tij, por do të doja shumë që ai të ishte trajneri im. Fatkeqësisht, ai zgjodhi klube të tjera.

E vetmja gjë që nuk arrita të fitoja kurrë me Romën ishte Kupa e Evropës. Pastaj kishte skuadra më të forta, më të përsosura dhe ishte e vështirë për ne të konkurronim me to. Megjithatë, unë jam ende i lumtur me karrierën time dhe atë që kam arritur dhe, më e rëndësishmja, me atë që ka arritur skuadra, të cilën unë kam qenë gjithmonë i dashuruar dhe ende e dua. Kjo është fitorja ime kryesore”,- është shprehu ish-“bomberi” i “verdhekuqve”, një ditë përpara finales së madhe. /i.m /abcnews.al