“Mshele gojën”/ Nivel skandaloz i sjelljes së Afrim Gashit në foltoren e kuvendit…

Gjatë debatit në Komisioni për çështje Kushtutuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut shpesh kemi parë momente nervozizmi dhe vetëpëlqimi të disa deputetëve derisa pothuajse secili prej tyre marrin fjalën në foltore.

E sot ai i cili shpërtheu me një sjellje aspak etike ndaj një kolegu tjetër ishte kreu i Alternativës, Afrim Gashi, i cili iu drejtua me një fjalor rruge deputetit të BDI-së, Arbër Ademi.

”“Mshele gojën, mshele gojën kur jam tu fol une, të lutem kulturë elementare duhesh me tregu, turp, idiot…” – thotë gjatë fjalimit të tij Afrim Gashi derisa i drejtohet me gisht deputetit Ademi.

E habitshme se si kjo sjellje tregon nivelin skandaloz të një kryetari partie, mirëpo për më tepër vlerësojeni vetë…