Policia kufitare në Kosovë ka ndaluar një veturë nga Serbia e cila ka kaluar ilegalisht në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, në veturë ishin dy persona, shtetas të Serbisë.
Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikëkalimeve të rregullta kufitare.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti “kalim i paautorizuar i kufirit” dhe të procedohet në procedurë të rregullt.