Ndryshimet Kushtetuese, Grubi: Askush nuk kërkon votë, e as mendim nga Mickoski, ai nuk është deputet

“Për Ndryshimet kushtetuese po punojmë me partnerët tanë strategjik ndërkombëtar për të siguruar votat prej 2/3”, kështu deklaroi në Klan Debat, zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi.

Ai ka thënë se askush nuk kërkonë as votë, e as mendim nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, sepse sipas Grubit, ai nuk është as deputet.

“Nuk kërkojmë as votë as mendim nga Mickoski për këtë punë sepse ai as deputet nuk është. Unë shoh një frymë disi më pro europiane tek disa deputetë opizitar që mund të votojnë ndryshimet kushtetuese. Kishte deputet guximtarë nga opozita edhe kur u bë ndryshimi i emrit, e besoj do të ketë ende. Deklaratat zoti Mickoski i ka boshe njejtë si kallashnikovi i tij në foto. Në për qejfin e tij nuk kthehemi pas në kohë përa vitit 2001, sepse ne nuk jemi qiraxhinjë e as të rastësishëm këtu, por jemi këta që jemi”, deklaroi Grubi.