Ndryshimet Kushtetuese, ka njerëz të VMRO-së që mbështesin ndryshimet

Propozimi për ndryshimet kushtetuese do të dorëzohet në Kuvend pasi të shterren të gjitha mundësitë që ky proces të jetë konsensual. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili tha se punojnë me linjën ideologjike të VMRO – DPMNE-së, e cila i kupton pasoja e izolimit të vendit.

“Jam i bindur dhe veçmë shoh sinjale në VMRO – DPMNE për një ndarje ideologjike në raport me atë që po flas, ka njerëz në VMRO – DPMNE sipas informatave të mia, të cilët argumentojnë me këmbëngulje se, nuk duhet të lëshojmë shansin që tani të bëhët ai dallim i qartë në Kushtetutë se bullgarët këtu janë pakicë. Një linjë komplete ideologjike në VMRO – DPMNE, të cilët i kuptojnë pasojat nga izolimi i shtetit dhe hyrja në rrugën e dytë. Veç më po shteren të gjitha mundësitë që të bindet VMRO – DPMNE, nuk them se janë shterur, por për këtë do të punojmë paralelisht me këtë linjë ideologjike e cila e don këtë shtet, e don ardhmërinë e tij dhe e sheh si evropian, prosperues” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Tha se do të realizohen takimet e ndara me deputetët e VMRO – DPMNE-së që i ka paralajmëruar zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, me qëllim që saktësisht të njoftohen se për çfarë bëhet fjalë.

“Vota e tij do ta vërtetojë të ardhmen e këtij vendi për dekadat e ardhëshme. Ata patjetër se duhet të informohen.Unë si ministër i punëve të jashtme jam i obliguar që t’ju tregojë për këto dy shtigje që janë vizatuar nga BE. Rruga e shpejtë për mbarimin e antarësimit për disa vende nga Ballkani Perendimor dhe rruga e ngadalshme ku do të pritet zgjidhja e çështjeve të hapura. Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të kalojë periudha e skrininkgut dhe Shqipëria do të hapë kapitujt e parë dhe do të futet në një grup me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ne do të bashkohemi me grupin e Bosnjës dhe Kosovës” – deklaroi Osmani.

Sipas Osmanit kjo është e pafalshme që Maqedonia e Veriut të ngecë në këtë proces, ishte i pari vend për t’u integruar në BE në vitet 90-ta, ndërsa tani të fundit nga bllokadat e vazhdueshme të politikave të brendshme të gabuara.