Në stacionet policore të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme janë paraqitur tre raste të dhunës familjare.
Në ora 16.40 në Gostivar, oficerët e policisë nga DPB Gostivar arrestuan M.B (46) nga Gostivari nga që ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 35 vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse, tha MPB.
Një burrë nga Strumica është raportuar nga bashkëshortja e tij se e ka sulmuar fizikisht.
“Në ora 17.30 në Strumicë, oficerët e policisë nga SPB Strumicë arrestuan Q.J (35) nga Strumica për shkak se ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 34 vjeçare. Edhe në këtë rast pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, tha MPB.