“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi gjatë gjithë kohës për të liruar pengjet”, thotë Netanyahu

Izraeli “po bën gjithçka që mundet gjatë gjithë kohës” për të liruar mbi 200 pengjet nga Hamasi, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Ky është një nga dy qëllimet tona të luftës. Njëri është të shkatërrojmë Hamasin dhe e dyta është të kthejmë pengjet tona”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të thoshte në lidhje me mijëra izraelitë, përfshirë familjet e pengjeve, që u mblodhën këtë fundjavë, të frustruar që nuk po marrin më shumë informacion për të dashurit e tyre që u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor, ai u përgjigj, duke thënë: “Është e kuptueshme. Ata janë nën ankth të jashtëzakonshëm. Ata janë nën – vetëm, torturë”, tha ai për CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kur u pyet nëse po bën mjaftueshëm, Netanyahu tha: “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi gjatë gjithë kohës dhe nuk mundem, e dini, të flas për këtë”.

Netanyahu tha se “e gjithë bota duhet të bashkohet me ne” në përpjekjen për të liruar pengjet, duke shtuar se i vetmi armëpushim që do të konsiderohet “është ai në të cilin do të lirohen pengjet tona”.