Në Prizren djali rrah nënën e tij

Një grua nga Prizreni ka pranuar tretman mjekësor pasi që është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Rastin në Polici e ka lajmëruar vetë gruaja, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orët 11:00.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.